Një prej historive të dashurisë që bëri bujë në media rozë një vit më parë është ajo e prezantueses Bora Zemani dhe aktorit Donald Veshaj.
Donaldi i cili ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP, në përvjetorin e tretë të lidhjes me Borën më 6 tetor i dhuroi asaj një varëse ari, të cilën e vendosi në një kuti me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej mureve të shtëpisë së famshme.
Moderatorja pranoj varësen e tij dhe madje momentin e ndau edhe me fansat në Instagram atë kohë duke treguar mbështetjen për aktorin që ndodhej në BB VIP.
Foto: Bora Zemani/Instagram
Por, më pas gjërat morën drejtim tjetër dhe pasi Donaldi krijoi një lidhje të re me ish-banoren dhe këngëtaren, Beatrix Ramosaj, Bora u duk se nuk e mbante më qaforen.
Teksa ata u ribashkuan pas daljes së aktorit nga shtëpia e BBV, tashmë nuk mungojnë postimet e ndryshme me njëri-tjetrin.
Foto: Donald Veshaj/Instagram
Dhe së fundmi është Donaldi ai që ka postuar një imazh të Borës në InstaStory e cila shihet me varësen e tij në qafë.
“Ku është kjo?”, ka shkruar Donaldi në mbishkrim referuar varëses.
Foto: Bora Zemani/Instagram
E menjëhershme ka qenë përgjigja e Borës e cila ka ripostuar imazhin duke shkruar: “Nuk ta jap, kot interesohesh”.
Theksojmë që Bora dhe Donald ndërsa po shijojnë romancën, ata gjithashtu ndajnë të njëjtin ambient pune dhe të dy mbesin të angazhuar me emisionet e tyre përkatëse.






