Trajneri i Brazili, Tite, ka folur në lidhje lëndimin që pësoi mbrëmë Neymar.
Lojtari pati një përplasje aspak të përshtatshme me njërin nga lojtarët serbë dhe për rrjedhojë u mendua se dëmtimi do të jetë serioz.
Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët brazilianë u përkujdes vetë trajneri, duke thënë se nuk ka ndonjë gjë serioze.
“Mos u shqetësoni! Neymar do të jetë pjesë e Kupës së Botës, ai do të luajë. Ju mund të jeni të sigurt për këtë”, përfundoi Tite.



