Disa pjesë të Shkupit sot do të jenë pa energji elektrike

Për shkak të punëve teknike në rrjetin shpërndarës elektrik, sot pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e vendbanimeve Draçevë, Ostrovska, Kisella Vodë dhe Kozle dhe rrethi i sallonit të “Mercedes” në Komunën e Gazi Babës, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat të Qytetit të Shkupit.

Siç thuhet në kumtesë, sipas njoftimit të marrë nga EVN, nga ora 08:30 deri në ora 09:30 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një pjese të lagjes Draçevë.

Nga ora 08:30 deri në 13:00 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit nga një pjesë e rrugës “Gjorgji Kapçev” në lagjen Ostrovska në Komunën e Aerodromit, ndërsa nga ora 8:30 deri në 15:00 përdoruesit nga rruga “Hristo Tatarçev” rrugica 22 në lagjen Kisella Vodë.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00 pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një pjese të rrugës “852”, përkatësisht objektet në afërsi të sallonit të “Mercedes” në komunën Gazi Babë, ndërsa nga ora 10:00 deri në 13:00 edhe përdoruesit nga një pjesë e rrugës “Mile Popjordanov” në Kozle.