Cristiano Ronaldo së fundi ka dhënë një deklaratë e cila ka bërë “boom” të madh në media.
Ylli portugez tregoi sesi po ndihet i tradhtuar nga skuadra e Man United, duke filluar nga trajneri si dhe 2-3 persona të tjerë, shkruan lajmi.net.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe këngëtari kosovar, Ardian Bujupi.
Ai ka marrë shembullin konkret të Ronaldos se pse nuk duket të ktheheni tek ish-i, pasi ishte pikërisht Ronaldo ai i cili ishte larguar në vitin 2009 nga Man United dhe ishte rikthyer në 2021.
“Kjo është arsyeja pse kurrë nuk duhet të ktheheni tek ish-i juaj.”, ka shkruar Ardiani./Lajmi.net/