Të pakënaqurit e Alternativës kërkojnë dorëheqjen e ministrit Bekim Sali (Video)

Grupi i pakënaqur i Alternativës, gjegjësisht dega e Çairit, reagojnë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali për të cilin thonë se nuk i ka përmbushur objektivat partiake.

Meriton Civuli numëroi vërejtjet për të cilat tha se e ka njoftuar edhe kreun e partisë, Afrim Gashi dhe kanë kërkuar nga ai që brenda 10 ditëve të shkarkojë ministrin Sali.