Befasi në Francë, Marcus Thuram ftohet për Kupën e Botës

Trajneri i Francës, Didier Deschamps pritet të bëjë një ndryshim në listën përfundimtare të kombëtares.
Sipas ‘L’Equipe’, Deschamps ka vendosur të shtojë një lojtar të ri në skuadrën përfundimtare për Kupën e Botës në Katar, përcjell lajmi.net.

Bëhet fjalë për lojtarin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram

Thuram, është golashënuesi i dytë më i mirë në Bundesligë pas Christopher Nkunku, ai nuk ishte thirrur nga ‘Gjelat’ që nga kampionati i fundit evropian.

Trajneri francez priti deri të hënën për të informuar FIFA-n.