Edhe këtë vit është mbajtur ceremonia e ndarjeve të çmimeve të MTV Europe Music Awards.
Këtë edicion fokusi ishte tek këngëtaret shqiptare, shkruan lajmi.net.
E disa prej tyre nuk ishin vetëm pjesë e evenimentit por edhe u shpërblyen.
Loredana, ka rrëmbyer çmimin e “Artistes më të mirë zvicerane” dhe këtë për herë të tretë.
Reperja u paraqit në tepihun e kuq të MTV EMA me një stil unik të veshjes me kollare të zezë dhe këmishë të bardhë, një sako sipër e pantallona të gjerë si dhe atlete.
Shpërblimet e MTV EMA ndahen për artistët më të dëgjuar në shtetet evropiane në bazë të rezultateve nga transmetimi i kanalit të MTV-së./Lajmi.net/