Këngëtari Shpat Deda po qëndron këto ditë në Stamboll, aty ku sot pasdite pati një shpërthim të fuqishëm.
Artisti në rrjetin social “Twitter” publikoi një video nga hoteli ku po qëndron, duke treguar situatën e krijuar rrugëve të Stambollit pas shpërthimit, shkruan lajmi.net.
“Po ndodh tani në Taksim në Stamboll përballë hotelit ku po qëndroj. Një bombë u dëgjua më herët dhe ka raportime për njerëz të plagosur dhe/ose të vdekur”, shkroi ai.
Raportohet se pas këtij shpërthimi të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 53 janë plagosur. /Lajmi.net/