Dorëhiqen edhe 11 doganierë serbë nëpër pika kufitare

Dorëheqje nga detyra e tyre, kanë dhënë sot edhe 11 pjesëtarë serbë të doganave në pikat kufitare.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Ai ka thënë mes tjerash se nga të dorëhequrit, jo të gjithë ishin oficerë doganorë.