Alban Skenderaj me biznes në Shkup (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skenderaj, ka qëndruar sot në Shkup, shkruan gazeta Lajm. Albani, të martën nuk kishte zbritur në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, për të kënduar, por për të promovuar biznesin e tij. Ai, sot, në hyrje të Qendrës Tregtare në Shkup, të njohur si GTC, ka qenë prezent në hapjen e dyqanit, COW BOY – Candy Shop. Prania e Albanit ka bërë që të ketë shumë vizitorë që në ditën e parë të hapjes së këtij biznesi. Kanë qenë të shumtë edhe fansat e tij që shfrytëzonin mundësinë për tu fotografuar me njërin nga këngëtarët më me famë në estradën shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që jam në Shkup, këtë herë jo për muzikë por për një koncept biznesi, i cili bashkë me ortakun tim pati mundësinë që të zgjerohet edhe me tej, këtë herë të vijë edhe në Shkup. Është “Cow Boy – Candy” siç e shikoni mbrapa, ne kemi disa pika në Tiranë, i kemi disa pika në Kosovë, kështu që menduam që edhe Maqedonia meritonte një koncept të tillë, i cili përveç që është cilësor është edhe shumë i bukur. Është shumë me ngjyra, është për fëmijë, është për të rritur dhe e zbukuron edhe qytetin. Ky brend i cili është françez është në të gjitha qytetet kryesore të Evropës, kështu që jemi shumë të lumur që sot bëjmë hapjen edhe këtu në Shkup, këtu në “GTC”. Uroj që të na sjellë fat. Shkupi gjithmon ka qenë shumë i dashur, shumë suportiv ndaj meje, kështu që edhe në këtë rast shpresojë të shkojë shumë mirë. Përndryshe, kjo nuk është e vetmja pikë në Shkup, do hapim edhe një ose dy tjera, një do hapet në “East Gate” brenda muajit dhe vitin tjetër edhe një tjetër”, tha Alban Skenderaj./Gazeta LAJM