Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se zhvillimet e fundit në veri i kanë shqetësuar të gjithë.
Deri tani sipas Sveçles në Policinë e Kosovës në zonën e drejtorisë rajonale në veri zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje nga zyrtarë serbë.
“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla.
Sveçla gjithashtu shtoi se dorëheqjet e policëve po vijnë pas kërcënimeve e shantazheve.
“Dorëheqjet e zyrtarëve policorë po vijnë pas kërcënimeve e shantazheve me këtë rast rrezikohet edhe ekzistenca e këtyre zyrtareve ne rast nuk japi dorëheqje”, tha Sveçla ndër tjera në konferencën për media.