Shkruan: Nedai Shaholli
Europa plakë nuk kupton shqip ajo di vetëm serbisht, ajo bën sikur nuk i kupton shqiptarët edhe kur ia thonë copë para tyrinjëve burokratëve të Brukselit ata nuk duan të kuptojnë!
Europa shtrigë insiston me ngulm të themelojë sajesën e shpifur ‘asociacion’ si një Republika Srpska brenda Kosovës dhe pastaj thonë le të bëhet si të bëhet.
Ko është Europa plakë e Bizmarkut dhe e Londrës, që vazhdon të ruaj atë qëndrim dhe mentalitet mesjetar dhe antishqiptar duke u përpjekur të coptojë sërish trojet shqiptare.
Europën plakë gjatë luftës në Kosovë e ‘morën për dore’ amerikanët, pasi u turpëruan në Srebrenicë ishte rasti i mirë ‘ta lajnë’ m… me shur… si gjest ‘humanizmi dhe solidariteti’ me shqiptarët, ku ushtria fashiste serbe në atë kohë bënte kërdinë nëpër Kosovë.
Ndaj, shqiptarët e Kosovës dhe qeveria duhen marrë një qëndrim parimor të së drejtës legjitime dhe kushtetuese në mbrojtje të sovranitetit dhe pacënueshmërisë së integritetit teritorial nga vajtje ardhjet e zagarëve të Brukselit si Lajçkat dhe Borrellët që me gojën plotë kërkojnë ta ndajnë Kosovën për llogari të Beogradit.
Shqiptarëve nuk u mbetet rrugë tjetër veç se të mbrohen me të gjitha mjetet si komb nga agresioni serb dhe skilja e sprovuar Europa plakë.