Ka përfunduar tubimi i serbëve në veri të Mitrovicës në protestën e thirrur nga Lista Serbe.
Në tubim folën Igor Simiq, Goran Rakiq. Pjesë e këtij tubimi ishte edhe Milan Radojeviq.
Rakiq, kërkoi që të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Në protesën e e serbëve në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut, Rakiç ka thënë se po kërkojnë tërheqjen e vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.
Rakiq nga protestuesit kërkoi që “mos bien në provokime, të vazhdojnë luftën me mjete paqësore dhe demokratike”./21Media




