Jorginho i vendos kushte për rinovim Chelsea, kërkon më shumë se dyfishin e pagës

Mesfushori i Chelsea, Jorginho ka vendosur kushte për rinovim.
Siç raporton ‘Sport’, Jorginho kërkon 13.6 milionë euro për të rinovuar me ‘Blutë e Londrës’, transmeton lajmi.net.

Mesfushori, i cili tani fiton 6.4 milionë euro, do të kërkonte më shumë se dyfish për të qëndruar.

Kjo gazetë siguron se Chelsea nuk pritet të ngrijnë aq shumë pagën e tij dhe atij pritet t`i ofrohet një shumë midis 7 ose 8 milionë euro.

Nëse marrëveshja nuk arrihet Milani dhe Barcelona presin afrimin e italianit.