Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka një kërkesë për ekipin e tij.
Mikel Arteta i ka thënë Arsenalit që të nënshkruajë me mesfushorin e Leicesterit, Youri Tielemans në afatin kalimtar të janarit.
‘The Sun’ po raporton se ‘Topçinjtë’ janë të gatshëm të mbështesin Artetën këtë dimër dhe menaxheri dëshiron Tielemans.
Mesfushorit i skadon kontrata në verë dhe vlerësohet rreth 40 milionë funte.
Skuadra londineze tash e një kohë është duke e monitoruar lojtarin.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tij në ‘Emirates’.




