Bora Zemani është njëra nga moderatoret më të komentuara të mediave rozë.
Ajo së fundi është duke prezantuar spektaklin “Dancing with the Stars”, shkruan lajmi.net.
Teksa po prezantonte episodin e radhës së “Dancing with the Stars”, Bora bëri një ngatërresë.
Publikut nuk i shpëtoi momenti kur Bora ngatërroi shkronjën g me k, dhe kjo u bë virale në rrjete sociale.
“Dhe do të karojnë me njëri-tjetrin”, tha moderatorja për konkurrentët duke ngatërruar fjalën “garojnë”./Lajmi.net/




