Alaudin Hamiti zbulon detaje të reja rreth “Big Brother VIP Kosova”

Big Brother VIP Kosova është një nga projektet më të rëndësishëm dhe më të përfolur që pritet të startojë shumë shpejt.
Alaudin Hamiti, moderatori i njohur ka dhënë një intervistë ekskluzive për BORDO ku ka folur për të gjithë periudhën e përgatitjes së spektaklit, që do të bëjë bashkëjetues në një shtëpi personazhe VIP nga Kosova dhe Shqipëria.

Ndër të tjera ai ka treguar dhe detaje, deri tek kërkesat e çuditshme që banorët VIP kanë pasur.

Teksa u pyet nëse ka pasur ndonjë kërkesë apo kusht të çuditshëm që ju kanë vënë VIP-at, moderatori është përgjigjur se, nuk e di nëse mund të quhen kërkesa të çuditshme, porse kanë pasur kërkesa.

‘’Kemi pasur pyetje të shumta të cilat ende vazhdojnë në këtë moment kur po e bëjmë këtë intervistë. Kërkesa të çuditshme nuk e di nëse mund të quhen, por kanë kërkuar të ketë piano në shtëpi, xhakuzi dhe palestër ndër të tjera”, tha ai.

Alaudini ka treguar se ajo çfarë dëshiron është që spektakli të përcjellë pozitivitet, rrëfime motivuese, “por natyrisht edhe pak dramë nuk do t’i bënte keq’’ – ka shtuar moderatori.

Moderatori ka njoftuar se spektakli do të transmetohet dy herë në javë, në dy kanale televizive 24/7.