Lista Serbe është Byroja politike e organizatave kriminale serbe që veprojnë në Kosovë. Kjo çështje dihet, por institucioneve kosovare u ka munguar kompetenca e duhur për t’i hulumtuar dhe marrë masa adekuate. Lista Serbe e ka shfrytëzua situatën dhe dy dekada shfrytëzon Kosovën si poligon dhe po realizon shkëlqyeshëm porositë antishqiptare të Beogradit. Dëmet janë të mirënjohura, të shumta dhe konkrete, shumë të mëdha, deri edhe te humbjet e jetëve!”“Lista Serbe nuk e ka fshehur aktivitetin e saj kriminal asnjëherë, ajo hapur vazhdon ta mohojë shtetin e Kosovës, pra vepron nga pozita banditeske, jo vetëm e nxitjes së dhunës, por e ushtrimit të dhunës, sepse, Lista Serbe është urdhëruese dhe bashkëpjesëmarrëse e akteve kriminale. Pse organet e rendit dhe të drejtësisë nuk veprojnë, nuk e di, por, jam i bindur se, është koha kur duhet të marrin masat e duhura ligjore, në ndjekjen dhe zbardhjen e rasteve konkrete, dhe pa asnjë hezitim, duhet të merren masat ndëshkuese ndaj të gjithë atyre që jo vetëm nxisin dhunë por edhe ndaj të gjithë atyre që prishin rendin dhe qetësinë publike”
“Shumë më shumë policia duhet të angazhohet në hulumtimin e elementeve destruktive dhe të bëjë kallëzimin e tyre, në mënyrë që kriminelët serbë ta kuptojnë se Kosova nuk është Serbi! Emisarët nga Lista Serbe nuk duhet më të tolerohet që të hipin mbi barrikadat e dhunshme të urdhëruara nga Beogradi, ndërsa të mbajnë ligjërata të shpifura duke akuzuar shqiptarët për padrejtësitë që u bëhen në Kosovë!”A po i vjen fundi Listës Serbe?
“Për shembull, duke u shpjeguar qytetarëve serb të Kosovës realitetin se në Kosovë duhet të përdorin targa të Kosovës”, ka shkruar Rohde në Tvitter, më 1 nëntor.Ndërsa, analisti politik Halil Geci, pjesëtarët e Listës Serbe i ka quajtur kriminelë, gjersa ka shtuar se ata janë në listën e zezë të Amerikës.“A po i vjen fundi Listës Serbe, Listë kjo e cila po i minon të gjitha proceset dhe bën thirrje gjithmonë për dhunë, bojkot dhe kryengritje. Unë mendoj se para ligjit të gjithë jemi të barabartë. Amerika po e heton Presidentin Tramp për thirrje dhune, e mos të flasim për kriminelët e Listës serbe që janë në listën e zezë të Amerikës. Prandaj politikës kosovare ju duhet konsensusi dhe bashkëpunimi në mes të pozitës dhe pozitës për t’i goditur të gjithë ata që e prishin rendin kushtetues”
“Bashkimi i pozitës dhe opozitës është domosdoshmëri për ta ndryshuar Kushtetutën dhe për t’ua larguar nga dora vendet e falura serbëve të Kosovës. Prandaj, të gjithë ata që prekin dhe dëmtojnë, djegin dhe dhunojnë pronën e tjetrit duhet të arrestohen dhe të dënohen. Pavarësisht nga vijnë dhe kush janë. Nëse shteti nuk zbaton ligjet dhe nuk mbron pronën dhe jetët e qytetarëve atëherë për çfarë shteti dhe për çfarë ligjesh bëhet fjalë. Listës Serbe, e cila në vazhdimësi është nxitëse e dhunës duhet t’i tregohet vendi, por në bashkëpunim me ndërkombëtarë e veçmas me Amerikën. Shtrembërimi i qëllimshëm i fakteve nga Serbia gjithmonë po nxitë dhunë përmes grupeve kriminale dhe listës të zgjedhur të saj, prandaj duhet larguar vendet e pa merituara për serbët, të cilët deri më sot kanë treguar se janë kanceri i Kosovës”, ka përfunduar Geci.



