Ndihmë për gjyshen Shpresa Guçe që jeton në kontenjer me mbesat

Pas kronikës së shfaqur në Top Channel për vajzat e vogla që po rriten në një kontejner ka reaguar menjëherë fondacioni “Dritan Hoxha”.

Një sasi e konsiderueshme ndihme në ushqime dhe veshmbathje për Shpresën dhe mbesat e vajzën e saj është dërguar pranë familjes, duke kthyer shpresën te solidariteti dhe humanizmi në kohë të vështira.

Shpresa Guçe, bashkë me mbesat e saj, që jetojnë në kushte tejet të vështira nën hijen e shtëpisë së dëmtuar rëndë nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës, ka falenderuar fondacionin për ndihëm e dhënë.

Që nga viti 2010 kur u krijua fondacioni që mban emrin e themeluesit të Top Media Group, Dritan Hoxha, krahas përmbushjes së misionit të vet në fushën e medias, artit e kulturës, ka kontribuar edhe në çështje sociale që prekin familje apo grupe vulnerabël në nevojë, duke dëshmuar mbështetje reale dhe larguar ndjesinë e të qenit vetëm në kohë krize për to.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel