Qeveria solli vendim për kufizimin e çmimeve për drutë dhe peletin

Alternative biofuel from sawdust wood pellets in hands.

Qeveria e RMV-së me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, ka miratuar Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet individuale në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut, drutë e ahut dhe peletit për ngrohje.

Çmimet më të larta për dru zjarri i dushkut dhe ahut janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër hapësirë (m²) ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3).

Në të njëjtën kohë, qeveria miratoi një Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru dushku dhe ahu dhe pelet për të gjithë tregtarët më së shumti deri në 10%.