Arrestohen dy të rinj nga Shkupi, kapen duke transportuar 16 emigrantë nga India

Në autostradën Shkup-Gevgjeli, në pikën pagesore “Smokvica”, mbrëmë në ora 20:30, nëpunësit policorë nga Stacioni policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalime kufitare “Bogorodicë” i privuan nga liria B.Z. (27) nga Shkupi dhe P.K.(22) nga fshati Inxhikovë i Shkupit.

Gjatë kontrollit në “Volksvagen kedi” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga B.Z dhe pasagjer ishte P.K., informuan nga MPB-ja, janë gjetur 16 emigrantë nga India, mes të cilëve një grua.

Mërgimtarët janë dërguar në qendrën e pranimit dhe për rastin është njoftuar Prokurori Publik kompetent. Personat janë mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.