Einxhel dhe Dagz, do të bëhen prindër për herë të parë.
Pak kohë më parë ata zbuluan se do të bëhen prindër të një djali, shkruan lajmi.net.
Së fundi, lidhur me planet për martesë ka folur Einxhel.
Ajo ka paralajmëruar se do të jetë një super dasmë.
Moderatorja ka publikuar një shkrim, ku thuhej se do të bënin një ceremoni private, por në fakt, ajo pohon se nuk do të jetë kështu.
“Jo dasëm…por super dasmë do të ketë”, shkroi ajo.
Se kur do të kemi dasmë mbetet të presim./Lajmi.net/





