BE ngrin asete ruse në vlerë rreth 17 miliardë euro

Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth 17 miliardë euro, që kur Moska pushtoi Kievin në shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioneri i BE-së për Drejtësi, Didier Reynders, këtë të shtunë.

“Deri më tani, pasuritë e 90 personave janë ngrirë, më shumë se 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani. Nëse këto janë para kriminale të konfiskuara nga BE-ja është e mundur që ato të transferohen në një fond për Ukrainën”, tha Reynders.- Advertisement –

Reynders theksoi se këtë vit mund të shihen gjyqet e para të krimeve të luftës të lidhura me luftën në Ukrainë.

Dhjetëra shtete u zotuan në korrik që të mbështesin Ukrainën në atë që presin të jetë një rimëkëmbje e gjatë dhe e shtrenjtë.

Kostoja e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë mund të arrijë në 750 miliardë dollarë.