Një pjesë e nxënësve edhe sot mbetën në shtëpi/ Kush po mbjell frikë në shkollat e Shkupit?

Dita e tretë që po evakuohen nxënës për shkak të alarmeve për bomba të vendosura. MPB-ja njoftoi se bëhet fjalë për denoncime të rrejshme pasi nga ana e tyre u ndërmorën të gjitha masat për kontroll të detajuar. Megjithatë, disa prindër vendosën që sot fëmijët e tyre të mos shkojnë në shkollë. Sipas ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, dënimi për alarmet e rrejshme duhet të jetë më i ashpër, për shkak se bëhet fjalë për akt monstruoz me të cilin po mbillet frikë në opinionin publik duke i abuzuar shkollat dhe duke i shqetësuar nxënësit dhe prindërit e tyre, por edhe të gjithë qytetarët.