Rrihet brutalisht gazetari kontravers Zoran Bozhinovski (FOTO)

Gazetari Zoran Bozhinovski është rrahur mbrëmë brutalisht nga persona të panjohur para banesës së tij. Ai me lëndime të është dërguar në spital dhe se po vazhdon trajtimi i tij mjekësor, shkruan portali Infomax.

Siç thuhet në periudhën e kaluar, Bozhinovski ka publikuar një seri për krimet e supozuara në Termocentralin e Manastirit dhe ESM, ku drejtor është Vasko Kovaçevski.

Fotografitë e gazetarit të rrahur janë publikuar në rrjetet sociale.  Bozhinovski deri më tani nuk ka bërë të ditur asgjë. Kjo nuk është hera e parë që një gazetar bëhet objektiv i një sulmi fizik.(INA) kliko FOTOT