Ndryshimet e paralajmeruara kushtetuese në RMV për përfshirjen e bullgarëve, kanë hapur edhe temën për largimin e termit 20% që i referohet shqiptarëve nga akti më i lartë juridik. Ditë më parë për të diskutuar për këtë temë janë takuar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, ndërsa partitë opozitare shqiptare kanë paralajmëruar se heqja e termit 20% do të jetë kushti i tyre për të mbështetur ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve. Gazeta LAJM ka zhvilluar një anketë në Shkup lidhur me këtë temë. Qytetarët e anketuar thonë se fajin që shqiptarët në Kushtetutën e RMV-së quhen 20% e kanë politikanët shqiptarët. Ata thotë se lagrimi i këtij termi nënçmues do të ishte i lehtë nëse politikanët shqiptarë do t’i kishin prioritet interesat kombëtare.
Lajme A do të hiqet “20%”-shi nga Kushtetuta? Qytetari: Ky është nënçmim i...