Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se nuk po arrijnë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër tyre nga Alternativa, përcjell TV21. Nga ASH thonë se e çmojnë koalicionin që kanë pasur me Alternativën, ndërsa theksojnë
“Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne. Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga AAA dhe jo vetëm. Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt”, thonë nga ASH në reagimin e tyre.