U raportua se Arbenita Ismajli ka ndryshuar fenë, reagon ashpër modelja

Dje në media u raportua se modelja Arbenita Ismajli ka ndryshuar orientimin religjioz.

E tërë këto dyshime i ngriti një fotografi ku ajo shihej me varësen e kryqit të krishterë.

Mirëpo pas këtyre raportimeve ka reagur ashpër Arbenita në një “InstaStory”.

“Dështojnë lajmet e rreme se unë jam e krishterë. Një varëse nuk ma përcakton besimin, që është diçka e brendshme. Nuk e di si flenë natën këto lloj “gazetarësh” që shpifin për të nxjerrë 20 euro”, shkroi ajo.