Ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Hysni Shaqiri, thotë se opozita shqiptare nuk është sa duhet aktive në terren. Sipas, tij politikanët opozitar nuk po arrijnë t’i bindin qytetarët se me politikat e partisë shqiptare në pushtet, nuk mund të mbyllen çështjet e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Opozita shqiptare në kohën e fundit ka rrëshqitje sa i përket formës dhe mënyrës në teren. Duhet me doemos të ballafaqohet në teren me problemet që i kanë popullata dhe të jenë sa ma konkret në shpjegimin e ngjarjeve, të jenë sa më shumë aktiv dhe të ja u bën më dije popullatës se nuk shkohet, nuk arrihet interesi kombëtar me këtë strukturë që është në pushtet. Diçka që ka ndodhë deri tash prej personave të caktuar, në qoftë se pritet që edhe të korrigjohen ato, është gabimi më i madh historik që ja bëjnë vetëvetes, popullit në tërësi në këtë gjendje shumë dramatike”, tha Shaqiri”, tha Shaqiri për gazetën LAJM.






