Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Zvicrës, Irene Kelin, ku e ka njoftuar për aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Legjislativit.
“E di që së fundmi vendi juaj ka bërë progres të madh, një ngjarje e rëndësishme në rrugën e progresit do të jetë ndryshimi i Kushtetutës për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Europian. Nuk është detyra ime të vlerësoj marrëdhëniet mes partive në pushtet dhe opozitë, por shpresoj që në Kuvend të bëhet një dialog i suksesshëm, ne kemi një sistem tjetër në vendin tonë, dialogu i ndërsjellë zhvillohet për të arritur një konsensus”, tha Irene Kelin, Këshilli Nacional i Parlamentit Zviceran.
“Në raport me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje u publikua Raporti i progresit të vendit nga Komisioni Evropian në të cilin për Kuvendin, si forum për dialogun politik konstruktiv, sidomos për agjendën reformuese të BE-së potencohet rëndësia e rolit aktiv dhe pozitiv për përparimin e vendit. Në këtë kontekst, e informova Kryetaren Kelin se në shtator e filluam procesin e skriningut me të cilin duhet të përforcohen kapacitetet institucionale vendore”, theksoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.






