Blinken i kërkon Vuçiqit marrëveshje të shpejtë me Kosovën

epa09807605 US State Secretary Antony Blinken attends a press conference in Riga, Latvia, 07 March 2022. Blinken is on an official visit to Lithuania, Latvia and Estonia to discuss Russia's invasion of Ukraine, the security situation in Europe and the reinforcement of NATO's defense capabilities in the Baltic States, including US military presence in the region. EPA-EFE/TOMS KALNINS

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka i kërkuar presidentit serb arritjen e shpejtë të marrëveshjes me Kosovën.

Siç thuhet në njoftimin nga kabineti i presidentit serb, Sekretari amerikan e ka informuar Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje të shpejtë me Kosovën.

“Tri temat kyçe të bisedës telefonike ishin çështja e Kosovës dhe dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”, thuhet në njoftimin e kabinetit serb, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se “Sekretari i Shtetit Blinken e ka informuar Presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën, kurse presidenti Vuçiq ia ka prezantuar atij pikëpamjet e Republikës së Serbisë”.

Sekretari amerikan Blinken ka zhvilluar bisedë telefonike edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me të cilin ka biseduar për nevojën e intensifikimit të dialogut me Serbinë drejt një marrëveshjeje përfundimtare me njohje reciproke.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, thotë se Sekretarin amerikan e ka njoftuar edhe për progresin e vazhdueshëm në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.

Ai i ka bërë këto deklarata në kuadër të seminarit të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s që është mbajtur këtë herë në Prishtinë. /Telegrafi/