Gold Ag festë veç me burra, të ftuar edhe Naim Tërnava, Adem Ramadani e Halil Kastrati

Një javë më parë, Gold Ag, u bë baba për herë të dytë.

Ai është bërë baba i një djali, të cilin e ka emëruar Front, shkruan lajmi.net.

E për lindjen e djalit të tij, ai ka organizuar festë veç me burra.

Këtë e ka bërë të ditur ai përmes një postimi në ‘Facebook’, teksa ka ndarë edhe imazhe me të ftuarit.

Të pranishëm ishin edhe hoxhallarë e figura të njohura publike.

Në mesin e tyre edhe kryetari i “BIK-ut”, Naim Tërnava, e këngëtari, Adem Ramadani, e humanisti, Halil Kastrati, moderatori, Labinot Gashi, e shumë fytyra të tjera.

“Falenderimi i takon Allahut për çdo të mirë që kam, e falenderoj nga zemra që nga kjo fe e pastër më ka dhënë vëllezër nga mbarë trojet shqiptare. U rrita si një djalë i vetëm pa vëllezër e motra, por ky Islam më dha vëllezër e motra që më bëjnë të ndihem mirë kudo që shkoj .Mbrëm në akikën për lindjen e djalit tim Frontit erdhën vëllezër të zemrës nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, Maqedonia (ILIRIDA) dhe nga Ulqini. Dua ti falenderoj nga zemra të gjithë që u bashkuan në gëzimin tim dhe asaj nate i dhanë bukurinë që nuk përshkruhet me fjalë. Faleminderit Zoti im për tërë këto të mira e begati, të lutem me zemër që çdo çift ta furnizosh me evlad se me të vërtetë është pasuri e madhe për robin. Faleminderit edhe njëherë vëllezërit e mi që më nderuat me pjesëmarrjen e juaj.”, ka shkruar ai krah imazheve./Lajmi.net/