Temperaturat më të ulëta nën zero mëngjesin e sotëm janë matur në Berovë -2 dhe -1 në Lazaropole, vijojnë Kodra e Diellit me 0 gradë, 2 në Kriva Pallankë, 3 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Manastir, Demir Kapi, Hanet e Pavrovës, Krushevë, 4 Prilep, Strumicë, Shtip, 5 Pretor, Dibër, 6 Ohër, Vinicë, 7 Shkup-Zajçev Rid, 9 Gjevgjeli dhe 12 në Dojran.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 15 deri në 23 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në 20 gradë.