Douglas Luiz vazhdon të jetë në listën e dëshirave të Arsenal.
Mesfushori brazilian i Aston Villa, Luiz pritet të marrë vëmendje të madhe edhe gjatë merkatos së ardhshme.
Ditët e fundit të merkatos së verës e panë të lakohej shumë emri i Luiz, por lojtari megjithatë mbeti tek Aston Villa.
Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Arsenal do t’i kthehet garës për Luiz gjatë merkatos tjetër, përcjell lajmi.net.
Arsenal do të synojnë ta mbyllin transferimin qysh në merkaton e janarit.
Luiz, 24 vjeçar, po synon të fitojë një vend në kombëtaren e Brazilit, pas formës së lartë.
Douglas Luiz luan në pozitën e mesfushorit, pozitë që Arsenal synon ta përforcojë.



