Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se mbrëmë pjesëtarë të policisë gjatë një bastisje në Manastir kanë arrestuar 27 vjeçarin me iniciale M.B..
“Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, një matëse dixhitale, mbetje nga materie pluhur e panjohur dhe një shumë parash. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë nga MPB-ja.






