Bukayo Saka është zgjedhur lojtari i vitit te kombëtarja e Anglisë.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e “Tre Luanëve”, përmes rrjetit social, Twitter.
20-vjeçari pati një sezon fantastik, si në kombëtare, ashtu edhe në nivel klubesh.
Me londinezët ishte njëri nga lojtarët më të rëndësishëm, duke shënuar 11 gola dhe asistuar në shtatë të tilla në Premier League.



