Një shkollë në Gjakovë vendos ta ndërpresë grevën, nesër nis mësimi

Këshilli i Mësueseve të shkollës “Këlmend Rizvanolli” në Gjakovë ka vendosur që nesër më 14 shtator, të fillojë procesin mësimor, pavarësisht grevës.

Në një postim në Facebook nga kjo shkollë thuhet se ky vendim është marrë për të mirën e nxënësve.

“Me qëllimin e vetëm dhe për të mirën e nxënësve, Këshilli i Mësueseve të Sh.F.”Këlmend Rizvanolli”, ka vendosur që ditën e mërkurë, më datë 14.9.2022 të filloj mësimin e rregullt”, thuhet nga shkolla.