Geti ndan foto me vajzën e tij: Gjithçka e imja

Marina dhe Geti, padyshim janë çifti i dashur i publikut.

Ata janë bërë prindër të një vajze nëntorin e vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.

Qysh nga ai moment, çiftit i ndryshoi rrjedha e jetës, dhe vajza e tyre u bë më e rëndësishmja.

Së fundi, ishte Geti ai i cili ndau foton më të ëmbël.

“Gjithçka e imja”, ka shkruar ai krah fotos.

Sa i përket Marinës, ajo është rikthyer në ekran këtë sezon me spektaklin e saj, “Klanifornia”./Lajmi.net/