Kryetari i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, në RTK Prime ka folur për shumë çështje.
Lidhur me grevën në shkolla dhe jo vetëm, kryeakademiku Kraja vlerësoi se është me motiv politik
“Mendoj që greva është politike, ekskluzivisht është politike”, theksoi akademik Kraja në RTK Prime
Më tej ai theksoi se liderët politikë është mirë të tregojnë se si po mendojnë të përfitojnë prej kësaj situate.
“Nëse opozita do që ta rrëzojë qeverinë, le ta bëjnë në forma të tjera, por jo duke manipuluar fëmijët”, deklaroi ai.
“Kosova në të kaluarën ka përdorur arsimin, por për çështje madhore, për liri”, theksoi mes tjerash kryeakademiku Kraja.
Kraja përmend takimet e kryetari i Këshillit Grevist me partiteë opozitare, të cilat e mbështesin.




