Vazhdojnë bombardimet në Kharkiv, raportohet për 3 të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me raketa në rajonin e Kharkiv ditën e djeshme, duke përfshirë një grua të moshuar, sipas The Guardian.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është afër kufirit rus dhe është bombarduar pamëshirshëm gjatë gjithë pushtimit rus, me Moskën që e quan atë një “operacion special ushtarak”.

“Këtë mbrëmje, armiku filloi sërish një sulm me raketa në Kharkiv,” tha guvernatori Oleh Sinekhubov në një postim në Telegram. “Në zonën industriale është dëmtuar një pallat dykatësh dhe është shkatërruar një shtëpi, ku banonte një grua 73-vjeçare. Fatkeqësisht, gruaja vdiq”, tha ai.

Dy burra vdiqën në afërsi të fshatit Zolohiv, në veri të Kharkiv. Në një mesazh të veçantë, guvernatori raportoi gjithashtu një sulm të ri me raketa, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sot në mëngjes, një alarm për sulm ajror u lëshua në të gjithë Ukrainën dhe autoritetet raportuan shpërthime në rajonin e Dnipropetrovsk.