Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, pritet të bëhen prindër për herë të parë.
E pas konfirmimit të shtatzënisë, publiku është kurioz rreth gjinisë së bebes, shkruan lajmi.net.
Prej ditësh Einxhel paralajmëron festën e zbulimit të gjinisë së bebes që pret.

Gjatë javës, ajo zbuloi se pos motrës së Dagz, gjininë do ta dijë edhe prezantuesja e njohur Jona Spahiu.

E gjitha pasi, dekori i eventit u realizua nga kompania e prezantueses.
Ky moment duket se ka ardhur.
Ishte prezantuesja ajo e cila ka ndarë pamjet e para nga dekori përrallor i vendit ku zë vend festa.

E bardha është ngjyra që dominon në ambientin mahnitës nga i cili do dalë lajmi i shumëpritur.




