Zyrtare: William Carvalho rinovon me Betisin deri në vitin 2026

Tashmë është zyrtare, mesfushori portugez, William Carvalho, e ka rinovuar kontratën e tij me Real Betisin deri në vitin 2026.
Këtë e bëri të ditur vetë klubi, përmes një njoftimi për medie, transmeton lajmi.net.

Lojtari pati shumë oferta nga klubet evropiane, ndër to Monza dhe Nottingham Forest.

Gjithsesi, ai vendosi ta vijojë qëndrimin te spanjollët për të paktën edhe katër vite.