Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot ka njoftuar Kuvendin për nevojën e Armatës për sistem të ri të mbrojtjes ajrore, përcjell TV21. Petrovska thotë se së shpejti për sistemin në fjalë do të arrihet marrëveshje me Republikën e Francës.
“Sot informova Komisionin për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Kuvend për nevojën e ushtrisë për një sistem të ri modern të mbrojtjes ajrore -së shpejti do të lidhim një marrëveshje me Republikën e Francës.





