Pas ngjarjes tragjike ku u shokua një publik i tërë, ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona, ditën e djeshme janë organizuar protesta.
Protesta janë organizuar në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë, shkruan lajmi.net.
Mes tyre kanë qenë personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre.
Mirëpo, ato që kanë tërhequr vëmendje kanë qenë padyshim këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe moderatorja Bora Zemani.
Ato ani pse nuk flasin me njëra-tjetrën, kauza i ka bërë bashkë.
Trixa ka qenë në rreshtin e parë pranë emrave të tjerë si Fifi, Monika Lubonja dhe shumë të famshëm, ndërsa Bora, ka qenë e shoqëruar nga mamaja e saj dhe mikesha e ngushtë, Semi Jaupaj.