Reguilon nesër kryen testet mjekësore tek Atletico Madrd

Sergio Reguilon së shpejti do të zytarizohet si lojtari më i ri i Atletico Madrid.
Reguilon nuk është pjesë e planeve të Antonio Conte, te Tottenham, andaj do largohet.

Atletico Madrid është destinacioni i radhës për mbrojtësin, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Fabrizio Romanos, spanjolli nesër do kryejë testet mjekësore të ‘rojiblancos’.

Kurse, zyrtarizimi pritet të ndodhë pas përfundimit të testeve.