Edinson Cavani arrin marrëveshje me Valencian

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani së shpejti do të jetë lojtari më i ri i Valencias.
Është Fabrizio Romano, që njofton se lojtari ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, përcjell lajmi.net.

Cavani do kalon në ‘Mestalla’ si një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester United.

35 vjeçari do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me klubin.

Sot sulmuesi udhëton drejt Valencias, ndërsa zyrtarizimi do realizohet brenda 24 orëve.