Studenti serb reciton poezinë “Kur të jesh mërzitur shumë” të Dritëro Agollit (VIDEO)

Sot në emisioni DYT’ N’2 në Klan Kosova FM i ftuar ishte studenti serb, Borivoje Llaziç, i cili studion gjuhën shqipe.

Llaziç, i cili ka lindur në Bujanoc, thotë se të jetuarit në një hapësirë multietnike e bëri atë kurioz rreth gjuhës shqipe, andaj edhe vendosi ta studiojë.

Ai thotë se i pëlqen shumë gjuha shqipe, dhe se i tingëllon bukur.

Në emision, Llaziç tha se poezia e tij e preferuar shqiptare është “Kur të jesh mërzitur shumë” nga shkrimtari Dritëro Agolli, të cilën edhe e recitoi.

Këtë javë ai po merr pjesë në panairin e gjuhës në Prishtinë, qytet për të cilin tha se i pëlqen pasi ka shumë njerëz të rinjë.