Flamuri i Ukrainës valëvitet para Qeverisë së Kosovës

Për nder të 31-vjetorit të pavarësisë së Ukrainës, janë vendosur flamuj ukrainas para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Nga videot e siguruara nga Klankosova.tv, shihen flamuj të Ukrainës duke u valëvitur krah atyre të Kosovës.

Kujtojmë se sot Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë dhe gjashtëmujorin e fillimit të luftës.