Chalobah mund të jetë lojtari i radhës që kalon nga Chelsea tek Inter.
Mbrojtësi anglez, Trevoh Chalobah mund të bëjë një lëvizje drejt Serie A në ditët e fundit të merkatos.
Raportimet e fundit nga ‘Gazzetta’ bëjnë të ditur se Inter janë shumë afër të gjejnë marrëveshje për transferimin e Chalobah, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka qenë miku më i mirë i Romelu Lukaku te skuadra e Chelsea dhe kjo po ndihmon ‘Zikaltërit’ në operacionin e tyre.
Anglezi thuhet t’i ketë bërë të ditur klubit të tij se dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Inter.
Inter mund të bëjnë një lëvizje që synon transferimin e lojtarit në formë huazimi.




