Haradinaj dënon sulmin në Gramsh: Shpresojmë në ndriçimin e ngjarjes

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka dënuar sulmin e rusëve ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh.

Ai është shprehur se shpreson në ndriqimin sa më të shpejtë të ngjarjes, përcjell Klankosova.tv.

“Dënojmë ashpër sulmin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë. Urojmë shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar e gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar ai në Facebook.